Deputeti i PD së Lushnjes kujton mitingun e parë të janarit 1991 dhe boton raportin sekret të punëve të brendshme

Deputeti i PD së Lushnjes Sajmir Korreshi uron të gjithë ata burra e gra që kanë qenë promotorët e mitingut të parë të PD në qyetin e Lushnjes, në 4 janar 1991.

Korreshi publikon raportin e degës së brendshme të Lushnjes ku jepet informacioni për organizatorët e këtij mitingu dhe “veprimet huligane” që ishin evidentuar sipas autoriteteve të kohës gjatë zhvillimit të mitingut.

Raporti sekret është përpiluar në të njëjtën datë nga dega e brendshme e Lushnjes drejtuar ish-ministrit të brendshëm të kohës Hekuran Isai.

Shkruhet në dokument

Siç është njoftuar në 04.01.1991, në orën 13.30 filloi mitingu popullor organizuar nga PD në qytetin e Lushnjes. Paraprakisht përfaqësuesit e kësaj partie nga Tirana dërguan kërkesën me numër protokolli 12 datë 03.01.1991, pranë sektorit të policisë te degës së Punëve të Brendshme në Lushnje, kërkesa me shkrim e cila u dorëzua në datën 04.01.1991 ora 07.00. në kërkesë, konform ligjës ishin parashikuar parrullat që do të hidheshin dhe aktiviteti që do të zhvillohej.

Sqarojmë se nismëtar të degës së PD për Lushnjen ishin ngarkuar Kujtim Gina, ekonomist në divizionin e Lushnjes; Bujar Xhaferri libretist i teatrit-estradës; Shpendi Sollaku mësues në gjimnaz (gruaja e tij është ndihmës prokurore); Gëzim Hajdari mësues në gjimnaz; Visar Zhiti, punëtor në fabrikën e tullave (ka qenë arsimtar dhe dënuar me 10 vjet për agjitacion e propagandë armiqësor si dhe studenti Arben Sula.

Në këtë miting morën pjesë përfaqësues të PD Sali Berisha, Azem Hajdari, Arben Imami, Aleksandër Meksi…

…Krijohen kushte sic ndodhi ditën e mitingut ku disa drejtues të fermave u kishin dhënë mjetet e transportit huliganëve dhe ish të internuarve për të ardhur në mitingun e PD.

Sa më sipër, në zbatim dhe të urdhërit tuaj nr.114 datë 30.12.1990 e shohim të nevojshme të disiplinohet organikisht një kompani për ndërhyrjen e shpejtë ndaj veprimeve huliganiste. Kjo edhe për faktin se Divizioni i Lushnjes nuk disponon aktualisht as në perspektivë forca për të përballuar veprimet e grupeve keqbërese dhe armiqësore. Në vijim të kësaj kërkojmë të paisemi dhe me disa mjete shërbimi si radio Sterno, armë speciale etj.

Kryetari i degës së punëve të brendshme

Gjon Përmalaj

Ky është dokumenti i botuar nga Saimir Korreshi në faqen e tij në rrjetet sociale ndërkohë që nuk harron të kujtojë me mirënjohje dhe respekt, në këtë 32 vjetor, ata të cilët organizuan mitingun e parë në qytet.

Shkruan Korreshi:

Per te gjithe ata Burra, qe sfiduan diktaturen komuniste me 4 Janar 1991 ne Lushnje nderim dhe perulje.

Per te gjithe drejtuesit e PD nder vite respektet me te thella.

Per te gjithe demokratet qendrestare te mbi 9 viteve, Kryetar Grupseksionesh, Seksionesh, Nen kryetare PD e Sekretare PD, komisionereve, vezhguesve dhe numeruesve po ashtu Forumit Rinor dhe Forumit te Gruas si dhe cdo demokrati qe nuk u mpleks me qokat e pushtetit ulem ne gjunje per cdo sakrifice te secilit prej tyre.

Kohet e veshtira nuk mund ti ndajne demokratet qe te keqen e kane me pushtetin por as te harrojne te shkruajne dy rreshta per daten 4 Janar.No photo description available.

No photo description available.

Latest articles

Related articles