Si lobistët amerikanë i kërkuan Berishës jr. një letër me vulë PD

Arkitekti i Europës së Bashkuar Zhan Mone shkruan në kujtimet e tij për një darkë me kreun e opozitës britanike, Uiston Çurçill. Një mik i përbashkët në tavolinë po e lavdëronte për ndikimin e madh që kish pasur tek njërzit gjatë orëve më të errëta të Europës. Ish kryeministri Çurçill e ndali të shkonte më tej me lëvdata: “Vetëm mbaj mend këtë, çdo gjë që kam bërë ishte e mundur sepse isha Kryetar i Partisë Konservatore“.

Nuk ishte mungesë modestie. Ishte një mësim për legjitimitetin demokratik. Pa partinë, askush nuk mund të bëjë gjëra të mëdha (apo të zeza), në qeverisje të një vendi. Vlen edhe për Enver Hoxhën, edhe për Sali Berishën, Fatos Nanon, Edi Ramën, Lulzim Bashën.

Legjitimiteti në Partinë Demokratike është i rëndësishëm jo vetëm për të caktuar nën siglën e PD kandidatën për kryetar dhe këshilltar Bashkie, por edhe për të marrë kompani PR për të zhvilluar imazhin e fushatës.

Burime të faktor.al thanë se drejtues të Foltores kanë kontaktuar një firmë lobimi amerikane për të kontraktuar një kompani PR për të zhvilluar fushatën e zgjedhjeve lokale, posaçërisht në Tiranë. Nuk ishin problem paratë. Rithemelimi i Sali Berishës ka gjendje fondesh të admirueshme në raport me opozitën 9 vjeçare. Problemi është shfaqur tek kontrata dhe vula. Në emër të kujt do të nënshkruhej kontrata sepse do të duhej të deklarohej në FARA, në institucionet amerikane. SHBA nuk njeh as foltore e as Rithemelime imagjinare. Duhet firma dhe vula e PD për kontratë me kompaninë e PD. Për momentin bisedimet janë ndaluar derisa Ilir Metaj të sigurojë një kontratë më të volitshme edhe për Berishën.

Latest articles

Related articles