Mbledhja me ministrat, Rama: Projekte konkrete për këtë vit

Nga mbledhja me ministrat në këtë fillim viti në “Vilën 31”, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se 2023 do të vij më shumë projekte konkrete.

Duke postuar disa foto nga mbledhja ku të gjitha duket se po ndajnë rezultatet konkrete, Rama thotë se ka ende shumë punë për të bërë, sidomos për shtresat në nevojë.

“Projekte konkrete dhe punë konkrete, për rezultate konkrete në vitin ku sapo hymë. Shumë për të thënë, po sidomos shumë për të bërë, duke pasur çdo ditë parasysh mbi të gjitha ata që kanë më shumë nevojë”, shkruan Rama.

Mbledhja ka nisur që në orën 15:30, ku të deleguarit e partisë në qarqe po parashtrojnë rezultatet konkrete, por edhe po diskutohet për objektivat e 2023, i cili është edhe një vit elektoral, ku më 14 maj do të mbahen zgjedhjet vendore.

Latest articles

Related articles