Aksidenti me tre viktima në Rrugën e Arbrit, deputeti i PD, qeverisë: E pa mbaruar, pa ndriçim, pa polici

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku, i bën thirrje qeverisë që të shtojë investimet në veri të vendit, duke marrë shkas nga aksidenti me tre viktima që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Arbrit. Sipas tij, aksidentet në këtë aks janë një tragjedi e paralajmëruar.

“Nje rruge te pambaruar,pa ndricim e parametra te tjera sigurie edhe sikur cdo kilometer te vendosen patrulla policore nuk e zgjidhin dot situaten e sigurise rrugore”, shkruan Çollaku, teksa kërkon që vëmendja e shtetit të shkojë dhe në veri, veç jugut.

“Shume mire qe shtrohen kalldremet e Beratit,te Permetit ,shume mire qe hapen rruge nga Tepelena per bregdet. Shume mire qe nga Llogaraja kalohet me tunel ne jug te bregut…,por dhe ne Qark te Dibres, Kuksit e ne Veri te vendit jetojne njerez, duhen rruge, ndricim”, vijon ai.

Latest articles

Related articles