Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 janë lëshuar në hapësirë ditën e sotme gjatë një misioni të suksesshëm të kompanisë private hapësinore SpaceX.
Raketa “Falcon 9” është lëshuar me sukses nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral në Florida të Shteteve të Bashkaura.
Misioni “Transporter 6” ka lëshuar në hapësirë 114 ngarkesa të vogla (mikrosatelitë) nga klientë në mbarë botën, përfshi edhe satelitët Albania 1 dhe 2.
Disa nga këto pajisje, mikrosatelitë, do të monitorojnë ndryshimet klimatike, temperaturat, rrezet kozmike e të tjera. Ndërsa sa i përket Satelitëve Albania, do të përdoren kryesisht për monitorimin dhe fotografimin e territorit të Shqipërisë nga hapësira.
Saktësisht, lëshimi i satelitëve Albania 1 dhe 2 është bërë si më poshtë:
T+1:20:00: Albania 1 ndarje
T+1:20:02: Ndarja e Lynk Tower 4
T+1:20:42: Ndarja YAM 5
T+1:21:48: Ndarja Satelologjike e NewSat 34
T+1:22:03: Albania 2 ndarja
Ndiqni lëshimin gjatë momentit LIVE: