KOMENT | Për një 2023 më të mirë se 2022 (politikisht)

Nga Sidi Hasanaj

Uroj të jetë viti ku kriza e nisur në shtator 2021, në Mars në fakt kur Berishës dhe Bashës ju komunikua nongrata nga DASH e doktorit, të përfundojë përfundimisht këtë 2023.
Krizë që në 2021 personalisht më erdhi sh keq që nisi, por me kalimin e kohës duke arritur te e sotmja (2023) besoj se ishte gjëja më e mirë që i ndodhi PD dhe të djathtës.

Krizë që e nxorri nga përgjumja dhe atrofizimi i figurave dhe doktrinës të vjetëtuar që PD ende zvarritej.

Çdo ditë e më shumë ndarjet brenda ish PD të 2021 janë më të mëdha e më të pakalueshme:

•Ndarje në qëndrimin me të kaluarën komuniste dhe aktorëve kriminal të asaj kohe,
•ndarje për Oligarkët ku PD (E drejtuar nga Alibeaj) i konsideron si armiqtë e vërtetë të Shqipërisë dhe si ortakët e Ramës, ndërsa Foltorja e Berishës i konsideron miq dhe biznesmenë të vendit që Rama i ka gjobitur apo detyruar të hyjnë në bashkëpunim me të.

•Si dhe ndarja për qëndrimin ndaj SHBA,BE dhe Anglisë, ku njëra palë i konsideron si pikë reference dhe orientuese ndërsa Berisha i konsideron thjeshtë si vende të huaja që nuk kanë punë në Shqipëri.

Ndaj 2023 duhet të mos jetë më viti ku beteja të luftohet me rezerva dhe frenim, por kundërshtari (Berisha Metaj) të goditet sa më fuqishëm me të vërteta dhe fakte, ndërsa Armiku (Rama) të ndiqet hap pas hapi në vjedhjet dhe uzurpimet që i bën Shqipërisë dhe Shqipëtarëve… të denoncohet çdo vjedhje që Edi Rama personalisht po i bën vendit.

Ose ndahemi (të gjithë e kam fjalën) me të kaluarën dhe mënyrën e korruptuar të të bërit politikë, ku oligarkët dhe korrupsioni janë miq të përbashkët me Ramën, dhe ku drejtësia dhe SHBA janë armiq të përbashkët me Ramën, ose shpërbëhemi.

PD duhet të jetë (dhe është) e kundërta e Ramës,Berishës dhe Metës.
PD duhet të jetë armike e Oligarkëve të Ramës dhe Berishës, armike e betuar e korrupsionit 33 vjeçarë POR duhet të jetë mike e betuar e Drejtësisë (SPAK) dhe SHBA dhe BE si ylli polar i saj.

Po nuk u luftua ditë për ditë dhe aferë pas afere, do sfumohet çdo lëvizje dhe vullnet i demokratëve që mbështesin PD(zyrtare).

Por duke parë vendosmërinë e demokratëve të thjeshtë (modestisht aq sa njohë unë), përkushtimin që ata po tregojnë çdo ditë e më shumë, dhe vendosmërinë që po tregon gati gati në rritje eksponenciale Alibeaj dhe deputetët tanë… kam një optimizëm të madh që 2023 do jetë Vit me rezultate të mëdha!

Latest articles

Related articles