Grevë e madhe e punëtorëve në Tunizi, trafiku është bllokuar plotësisht

Shërbimet e metrosë dhe autobusëve pushuan së funksionuari plotësisht në kryeqytetin tunizian sot pasi punëtorët në kompaninë shtetërore Transtu hynë në grevë për shkak të vonesës së pagesës së pagave dhe shpërblimeve.

Greva në Tunizi nxjerr në pah problemet financiare me të cilat përballen ndërmarrjet publike, të cilat janë në prag të falimentimit, teksa administrata e presidentit Qais Said përpiqet të zgjidhë një krizë të madhe.

– Situata financiare në kompani është vërtet e vështirë – ka bërë të ditur zëdhënësi i “Transtu”, Hayat Chamturi.

Greva është një shenjë fuqie nga sindikata me ndikim UGTT, e cila është zotuar të zhvillojë një sërë protestash punëtorësh. Sindikata, e cila ka një milion anëtarë, ka autorizuar një grevë dy-ditore të punonjësve në sektorët e transportit ajror, tokësor dhe detar më 25 dhe 26 janar për “margjinalizimin e ndërmarrjeve publike nga qeveria”.

Qindra punonjës u mblodhën në sheshin Kazba, jo shumë larg kryeministrisë, duke kërkuar që t’u paguhen paratë që u detyrohet nga kompania.

Greva e sotme nuk ka afat kohor dhe do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave të punëtorëve – tha zyrtari i sindikatës Vaxhih Zidi, duke shtuar se punëtorët nuk mund t’i paguajnë borxhet për shkak të vonesës së pagave.

Latest articles

Related articles