Dyshohen si të përfshirë në vr*sjen e Visart Cengut, kush janë 5 bashkëpunëtorët e arrestuar të “Kobrës”

Policia e Kosovës ka arrestuar Dibran Hoxhajn, të njohur si “Kobra” si autor të krimit të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal në dalje të Prizrenit ku mbeti i vrarë 31-vjeçari Visart Cengu dhe u plagos 27-vjeçari Rufgen Shehu, të dy nga Kukësi.

Dyshohet se ndaj tyre ka qëlluar Dibran Hoxhaj në momentin kur po tentonin të futeshin në makinë për t’u larguar, pas sherrit në lokal.

Por, veç Dibran Hoxhajt, autoritetet kosovare shoqëruan edhe 5 persona të tjera ndaj të cilëve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Më konkretisht, bëhet fjalë për shtetasit:

Enver Amrllahi, 35-vjeç
Jesmir Badallaj 46-vjeç
Burim Mazreku 28-vjeç
Arben Vezaj 38-vjeç
Kujtim Gashi 39-vjeç

Sipas dëshmitarëve, shkaku i nisjes së konfliktit dyshohet të ketë qenë një faturë rreth 400 euro e pa paguar nga të rinjtë kuksianë.

Latest articles

Related articles