Në 14 maj Partia Demokratike do të zhvillojë betejën më të rëndësishme politike përballë Partisë Socialiste, pas një dekade përgjatë së cilës ka shënuar vetëm humbje. Por si asnjëherë më parë përveç përballjes me mazhorancën dhe kandidatët e saj në 61 bashkitë e vendit; demokratët duhet të gjejnë një zgjidhje për krizën, që prej një viti e gjysmë e ka ndarë në dy pjesë forcën politike më të madhe të opozitës.
PREC ZOGAJ
ANALIST
“PD është larg fitores. Më larg se sa ka qenë 3 muaj para zgjehdjeve te vitit 2021, apo të vitit 2017, e me radhë e me radhë. Është më larg se kurrë.”
Deri tani kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpallur kandidatët e opozitës për zgjedhjet lokale dhe nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj po prezanton kandidatët e tij për bashkitë e vendit duke bërë që në 14 maj Partia Demokratike të garojë me dy kandidatë. Sipas Prec Zogajt javët e mbetura duhet të shfrytëzohen nga të dy grupimet për të arritur në një marrëveshje që opozita të garojë me një kandidat të vetëm.
PREC ZOGAJ
“ka akoma kohë që duhet të shërbejë si një apel për ata që marrin vendime në këto grupime që janë krijuar për të gjetur një zgjidhje për demokratët, jo për veten e tyre. Apo edhe për vendin se vendi ka nevojë për ndryshim”.