Mbrojtja ajrore ukrainase zmbraps 45 sulme me dronë rusë gjatë Vitit të Ri

Rusia sulmoi Ukrainën me 45 dronë gjatë natës së djeshme, njoftoi ushtria ukrainase në ditën e Vitit të Ri.

Të gjithë dronët luftarakë ”Shahed-136”, të prodhuar nga Irani apo të ashtuquajturit dron “kamikaze” u shkatërruan nga mbrojtja ajrore ukrainase, thanë forcat e armatosura.

Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar prej kohësh ushtarakisht.

“Ushtarët e Forcave Ajrore të Ukrainës urojnë kombin e tyre të paepur për Vitin e Ri 2023! Së bashku drejt fitores!”, thuhet në mesazhine sotëm.

”Rusia gjuajti gjithashtu 20 raketa në objektiva në Ukrainën fqinje në natën e Vitit të Ri”, tha ushtria ukrainase.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës është përmirësuar falë ndihmës masive ushtarake perëndimore gjatë rrjedhës së luftës, e cila filloi me pushtimin e Rusisë më 24 shkurt.

Latest articles

Related articles