Kreu i NASA-s paralajmëron: Ata do të zbresin para nesh dhe do të thonë se tani e tutje…

Shtetet e Bashkuara janë në garën hapësinore dhe ekziston rreziku që Kina të pretendojë se Hëna është territori i saj, tha shefi i NASA-s, Bill Nelson.

Siç tha Nelson, amerikanët “më mirë të kenë kujdes” që Kina, duke përdorur justifikimin e kërkimit shkencor, të mos përfundojë me një bazë në Hënë.

Ai ka frikë se përfaqësuesit kinezë do të thonë: “Rrini larg këtij vendi, ne jemi këtu, ky është territori ynë”.

Nelson shpreson se amerikanët do të arrijnë në Hënë më shpejt, por ai theksoi se data e zbarkimit kinez po “po afrohet gjithnjë e më shumë”, raporton Politico.

Nelson theksoi se SHBA-ja tashmë po konkurron me Kinën në këtë industri.

“Më mirë të sigurohemi që ata të mos arrijnë në disa nga zonat më të pasura të burimeve së pari nën maskën e kërkimit shkencor,” tha ai, duke lënë të kuptohet se pasi kishte fituar një terren, Kina nuk do t’i lejonte amerikanët në territoret “e tyre” hënore.

Latest articles

Related articles