Mëmëdheu, UҪK-ja dhe Gjykata Speciale

Nga Dritan Goxhaj

Gjith jetën e tij shqiptari është përpjekur me pushkë e penë për Shqipërinë.
Gjithë jeta e tij ka qënë mëmëdheu dhe pushka.
Është vrarë shqiptari për mëmëdhenë.

Ndërsa tashti mëmëdheun ja kanë shitur sërish si dikur, por nuk mjafton vetëm kaq, tashti kanë filluar edhe t’ia baltosin pushkën.

Viti që sapo lamë pas shënoi fillimin e një kalvari të gjatë të baltosjes së pushkës së shqiptarit.

Viti që sapo lamë, shënoi dënimin e pushkatarit (luftëtarit) të mëmëdheut në gjoja emër të mëmëdheut.

Dënimi që Gjykata Speciale i dha vitin e shkuar njërit prej pjesëtarëve të UҪK-së, Sali Mustafës më solli në mendje strofën e poezisë së Ali Asllanit “Ҫ’do të thotë Patriot?” –
Ç’do të thotë patriot
sot për sot në Shqipëri?
Një tuf’ ah e një tuf lotë,
një njeri i pa njeri!

Dhe vërtet ai dënim prej 26 vitesh burg, edhe më shumë seç i dënonte Sërbia shqiptarët që luftonin për çlirimin e atdheut kundër forcave të saj pushtuese, përveç tufës së lotëve dhe psherëtimave që lëshon shpirti jo vetëm për luftëtarin, por në përgjithësi për UҪK-në, tregoi se ajo ka mbetur vetëm.

Si njeri i pa njeri!

Pasi në shumicë “ideologët” e sotëm po thonë se kur dënohet një luftëtar i UҪK-së nuk akuzohet UҪK-ja, thua se janë të ndara nga njëra tjetra, luftëtari dhe ushtria.

Kur luftëtari dënohet mbi iden e përgjegjësisë komanduese, kur ai akuzohet për “Ndërrmarrje kriminale/ grup kriminal” atëherë automatikisht është evokuar organizimi në të cilin ai ka marrë pjesë.

Shkrimtari i njohur Ernesto Sabato ka shkruar – “ Ka kriza ideoligjish, por asnjëherë s’ka për të patur kriza idealesh”.

Dhe vërtet tashmë janë vënë në balancë ideologjitë të cilat janë në krizë me idealin. Ideali është atdheu, UҪK-ja është pushka që mbrojti dhe përfaqëson idealin. Ndaj duhet të dalim mbi ideologjitë dhe të rrekemi pas idealit. Duhet me çdo kusht ta mbrojmë idealin, jo vetëm gojarisht dhe mediatikisht, por edhe fizikisht në rast se e kërkon situata.

Dhe tashti situata e kërkon që të mbrojmë idealin dhe UҪK-në duke sulmuar jo vetëm Prokurorinë Speciale e Gjykatën Speciale por edhe duke ekspozuar të gjithë ata gjoja dëshmitarë në favor të kësaj prokurori, e sidomos ata që janë të fshehur, e të mbrojtur.

Dhe në këtë vazhdë unë kam vendosur sot të ekspozoj emrat e këtyre biçim dëshmitarësh.

I pari quhet Halim Berisha. Ish pjesëtar i UҪK-së me detyrë ushtar i thjeshtë në Br.153 të ZOLL, por që prokuroria e paraqiti si zv/komandant të PU. Gjatë dëshmisë së tij ky biçim luftëtari, pasi deklaroi se ishte ky që e kishte ndaluar viktimën, pretendoi se e kishte dorëzuar në vendqendrimin e njësisë që drejtohej nga Sali Mustafa.
Por ndërkohë në asnjë fjalë të dëshmisë së tija ky dhe prokuroria nuk elaboruan se kush ja kish dhënë urdhrin këtij për të arrestuar dhe për të transportuar e dorëzuar viktimin në pikën e qëndrimit të BIA (Bahri,Ilir,Agron), njësia guerile e ZOLL.

Por për gjithë këtë maskaradë prokuria ka vendosur që ta mbajë si dëshmitarë të mbrojtur e të fshehur duke e larguar nga Kosova për në Francë.

Një faqezi që për një palë letra azili shet idealin.

Dëshmitari i dytë edhe ky i fshehur e i mbrojtur quhet Driton Babiqi, nje narkoman si para, gjatë edhe pas luftës. Një nga ata dëshmitarë të sajuar të prokurorisë i cili ushtarët e UҪK-së i ka parë vetëm ditën e çlirimit, pasi kurrë nuk ka qënë i ndaluar nga UҪK. Edhe këtë tashti për një palë letra prokuroria e përdori nën një dëshmi të sajuar dhe tashmë e ka vendosur në Danimarkë.

Aq shumë është kujdesur prokuria speciale e Kosovës për këta të dy sa ka arritur gjer aty sa të ndikojë nëpëmjet lidhjeve të saja politike, që kanali televiziv Top Chanel këtu në Shqipëri para disa kohësh, të organizojë një reportazh gjoja mbi gjykatën speciale dhe në të diku të thotë se “edhe dy dëshmitarët e mbrojtur e të fshehur të prokurorisë në çështje kundër Sali Mustafës kanë vdekur”. Por që realisht të dy këta dëshmitarë të lart përmendur janë shëndoshë e mirë si kokrra e mollës.

Dëshmitari i tretë edhe ky i mbrojtur dhe i fshehtë, quhet Nazlie Balaj.
Kjo është këshilltare e Ministres së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës. Përveç faktit që është e afërme e viktimës, askush nuk i bie dot në fije se si ka mundur kjo të jetë dëshmitare për një ngjarje të cilën ajo vetëm e ka dëgjuar. Edhe kjo njësoj si Babiçi, UҪK-në e ka parë vetëm kur ka mbaruar lufta, por për prokurorinë kjo nuk ka rëndësi, rëndësi ka të lexosh atë që të jep prokuria.

Dëshmitari i katërt edhe ky i mbrojtur dhe i fshehtë quhet Rrahim Gashi, një ish bashkpunëtor i policië sërbe dhe tashti në azil në Francë nën mbrojtjen e Gjykatës Speciale.

Dëshmitari i pestë quhet Hamdi Gërvalla, edhe ky dëshmitar i mbrojtur i prokurorisë. Një ish i burgosur politik nga ata të hershmit kur akoma nuk ishin krijuar LPK e LKҪK e as LDK. I vetmi person i ndaluar nga UҪK-ja me akuzën për shpërdorim e keqpërdorim të fondeve humanitare gjatë pushtimit.

Dy dëshmitarë të tjerë të mbrojtur e të fshehur janë pjesëtarë të familjes së viktimës dhe për këtë arsye atyre nuk po jua vë emrin këtu, pasi mund të merret me mend gjëndja e tyre psiqike dhe emocionale për familjarin e tyre. E në këtë derexhe mund të manipulohesh shumë kollaj për të thënë çfar kanë dëshirë ata që dirigjojnë këtë proces.

Ndërsa disa dëshmitarë të tjerë që ishin transparent fizikisht në këtë proces, nuk ishin aq transparent edhe moralisht dhe juridikisht. Pasi ata duhej të mbanin përgjegjësinë e detyrës të cilën e kanë mbajtur në atë kohë dhe të dilnin për zot detyrës dhe veprimeve të tyre të fshehta, e mos të bënin folklorizime në gjykatë duke u munduar t’i ikin përgjegjësive si i mbyturi që kapet për fije të flokut.

Më e pakta do të duhej që t’i kërkonin falje bashkluftëtarit të tyre që kanë marrë pjesë nëpër intervista të fshehta me prokurorinë prej vitit 2008 e këtej.

Por kjo tregoi se këta ose nuk kanë pasur ndonjë far ideali, ose e kanë humbur atë rrugës, duke e zëvendësuar me egon e tyre të sëmurë.

Ashtu siç edhe shihet nga lloji i dëshmitarëve që kjo prokurori ka përdorur vërehet se i gjithë ky proces është ngritur mbi dëshmi të rreme, por që gjykata në emër të mëmëdheut i ka konsideruar të vërteta.

Dhe mbi këto lloj dëshmisë e këtë lloj dëshmitarësh gjykata e prokuroria po na e përbaltin pushkën (UҪK-në).

Tash na ka mbetur vetëm atdheu. Por si duket edhe atë po na e marrin pasi na akuzojnë e dënojnë në emër të tijë.

Latest articles

Related articles