Lind bebja e parë për 2023! Ministrja Ogerta Manastirliu ka zbuluar foton e bebes që lindi në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Ajo bën të ditur se vajza quhet Promisa ndërsa një minutë pas trokitjes së orës 12:00, ka lindur një djalë i cili u pagëzua me emrin Orjol. Bebat dhe nënat gëzojnë shëndet të mirë.
POSTIMI:
Mirë se erdhët Promisa dhe Orjol. Është vajzë fëmija i parë i vitit 2023, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00. Një minutë pas ndërrimit të viteve erdhi në jetë edhe një djalë i shëndetshëm, bebi i parë që lindi në maternitetin “Koço Gliozheni” Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë