Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin paraprak të personave të lënduar gjatë protestës së zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë në ditën e Pavarësisë së vendit, 28 Nëntor.
Sipas të dhënave të bëra publike nga ministria, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 8 persona, mes tyre pesë protestues, dy përfaqësues të medias, njëra prej të cilave shtetase e huaj, si dhe një efektiv policie.



