Këshilltarët e Opozitës rrëzojnë buxhetin e bashkisë Vlorë

spot_img
Advertisements

Buxheti i Bashkisë Vlorë për vitin 2027 rrëzohet nga Prefektura për shkelje ligjore!

Më datë 16 nëntor u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak Vlorë, ku me votat e Partisë së Rilindjes u votua dhe miratua buxheti për vitin 2027.

Pas 6 orësh diskutimesh dhe këmbënguljes së këshilltarëve të opozitës, të cilët ngritën pretendime konkrete për shkelje procedurale dhe ligjore në hartimin dhe miratimin e këtij buxheti, ai u miratua nga shumica.

Më datë 17 nëntor, nënkryetari i Këshillit Bashkiak dhe tre kryetarët e grupeve që përfaqësojnë 17 këshilltarë të opozitës, i drejtuan një shkresë zyrtare Prefekturës, duke paraqitur argumentet ligjore dhe kërkesën për të mos konfirmuar ligjshmërinë e këtij vendimi.

Sot, Prefektura i ka përcjellë Bashkisë Vlorë shkresën zyrtare, duke mos e konfirmuar ligjshmërinë e buxhetit të miratuar.

Në ditët në vijim pritet njoftimi nga Kryesia e Këshillit Bashkiak për thirrjen e mbledhjes së radhës, ku do të duhet të shqyrtohet dhe të ndiqet procedura për një miratim të ri të buxhetit.

Kjo është arsyeja pse transparenca, respektimi i ligjit dhe përgjegjësia institucionale nuk mund të anashkalohen.

spot_img

Latest articles

Related articles