Dosja Veliaj| Elman Abule dënohet me 4.8 vite burg, Fatmir Bektashi shpallet i pafajshëm

spot_img
Advertisements

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë këtë të enjte vendimin për fraksionin e dosjes “Veliaj”, i cili u nda për t’u gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

GJKKO ka dënuar biznesmenin Elman Abule me 7 vite burg, dënim i cili, për shkak të gjykimit të shkurtuar, reduktohet në 4 vite e 8 muaj burg.

Abule akuzohet për pastrim parash, pasi sipas SPAK, përmes kompanisë së tij “Rametal” janë qarkulluar para drejt subjekteve të lidhura me Ajola Xoxën.

Ndërkohë, shoqëria “Rametal” SHPK është dënuar me 18 milionë lekë gjobë, shumë e cila, për shkak të gjykimit të shkurtuar, reduktohet në 12 milionë lekë. Gjoba duhet të paguhet brenda një afati prej 6 muajsh.

Në të njëjtën çështje, gjykata ka vendosur pafajësinë për biznesmenin Fatmir Bektashi dhe shoqërinë “Kontakt” SHPK.

Ndërsa ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka u dënua me 200 mijë lekë gjobë.

Ky vendim i GJKKO-së lidhet me fraksionin e dosjes së SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili u nda për gjykim të shkurtuar dhe përfshinte tetë persona dhe tri shoqëri tregtare.

Vendimi i sotëm përcakton përgjegjësinë penale për të pandehurit dhe subjektet tregtare të përfshira në këtë fraksion të çështjes.

spot_img

Latest articles

Related articles