Antimafia italiane ka sjellë në Tiranë disa dosje që prekin politikanë e biznesmenë të njohur të ndërtimit. Antimafia e Pordenone ka sjellë në Tiranë dosjen e një politikani të njohur të opozitës nën hetime për “pastrim parash”.
Një kërkesë është protokolluar në drejtorinë e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave me emër dhe subjekte biznese. Një kërkesë e dytë ka ardhur për një ndërtues të njohur në Tiranë, me precedentë penalë në Itali.



