Kryepeshkopi Joan ka udhëzuar të rinjtë të largohen dhe të ruhen nga varësia ndaj veseve, ndaj duhanit, ndaj telefonit, ndaj rrjeteve sociale.
Kryepeshkopi thekson se varësia krijon një shqetësim jashtëzakonisht të madh dhe nuk të lejon të përqëndrohesh te vetja por te tjetri.
Sipas Kryepeshkopit, varësia është një nga problemet që po krijohet në epokën digjitale, me përparimet e mëdha të teknologjisë dhe që njerëzit nuk arrijnë të shkëputen dot.
“Një nga problemet e sotme që po krijohet në epokën digjitale me këto përparimet e mëdha teknologjike është që njerëzit kanë krijuar një varësi shumë të madhe dhe nuk shkëputen dot. Mbaj mend njëherë dikush pinte duhanin, atëherë ajo ishte varësia më e madhe dhe na tha kur kishte një javë që e kishte lënë: a e di si më duket, sikur jeta s’ka kuptim pa duhanin se krijon varësinë. Tani shumë më tepër duket pa të.
Po t’i heqësh dikujt celularin sikur e ke dënuar me vdekje. Kjo varësi krijon shqetësim, krijon një dëshpërim sepse x ka kaq like, unë kam më pak. Shikon një jetë që nuk ekziston nëpërmjet fotografive që shpeshherë ndoshta nuk janë reale dhe kjo krijon një shqetësim jashtëzakonisht të madh sepse nuk përqëndrohesh te vetja por përqëndrohesh te tjetri”, është shprehur Kryepeshkopi Joan.



