Drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, ka komentuar në MCN TV zhvillimet e fundit politike brenda Partisë Socialiste.
Ai u ndal dhe te zgjedhjet e 9 majit, ku vuri në dukje një ftohje të lehtë të një pjese të elektoratit dhe biznesit të lidhur me Erion Veliajn, duke kritikuar heshtjen e sipërmarrësve të mëdhenj për çështjet ekonomike dhe shoqërore.
PS votat në Tiranë i ka të sajat. Në Tiranë duket një zbehje e vogël e disave që i kishin lidhur emocionet me Veliajn, sikurse ka edhe disa biznesmenë shumë të pasur që janë mërzitur për çështjen Veliaj. Do të ishte ndryshim serioz në kapitalizmin shqiptar nëse do të kishte nga ata që do të flisnin dhe do të ngrinin zërin, por këtyre nuk u dëgjohet zëri për asgjë, nuk kanë opinion për asgjë. Mund të kenë shumë mërzitje për strukturën e ekonomisë sot, por problemi është se nuk shprehen. Duhet të shprehen për çështjet që kanë të bëjnë me të gjithë shoqërinë.



