I vuri tritol në banesë një gruaje në Tiranë, policia zbardh çdo lëvizje të autorit, në makinë me të ishin edhe 3 vajza

spot_img
Advertisements

Policia e Tiranës ka zbardhur shpërthimin me lëndë plasëse në derën e jashtme të banesës së një 47-vjeçareje, ngjarje e ndodhur më 14 nëntor 2026, në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë. Në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Gjurmimi” është shpallur një 60-vjeçar nga Elbasani. Në momentin e ngjarjes, në automjet me të dyshohet se ndodheshin edhe tri vajza, mes tyre një e mitur, të cilat nuk e denoncuan krimin. Policia ka dokumentuar përmes një videoje të gjitha lëvizjet që ai ka bërë pranë banesës ditën e shpërthimit, derisa është larguar.

spot_img

Latest articles

Related articles