Ferit Hoxha: Ermal Nufi nuk ka dhënë urdhër për të sulmuar anijen e Putinit

spot_img
Advertisements

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ka reaguar pas raportimeve të pakonfirmuara në mediet ndërkombëtare se një dron detar, i cili goditi një korvetë ruse në portin e Bengazit në Libi, ishte nisur nga territori shqiptar.

Përmes një reagimi zyrtar, Ministria i ka cilësuar këto pretendime si të pavërteta, duke theksuar se Shqipëria nuk ka pasur asnjë përfshirje në këtë ngjarje dhe se as territori shqiptar nuk është përdorur për një operacion të tillë.

Institucioni i diplomacisë shqiptare u ka bërë thirrje medieve dhe publikimeve që kanë shpërndarë këtë informacion ta korrigjojnë atë, duke kërkuar kujdes dhe saktësi në raportimin e çështjeve të ndjeshme që lidhen me sigurinë dhe zhvillimet ndërkombëtare.

Reagimi i Tiranës vjen pas raportimeve se korveta ruse me raketa “Merkury” është goditur nga një sulm i dyshuar me dronë detarë në portin e Bengazit, në rajonin lindor të Libisë, Cyrenaica

Po ashtu Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me pretendimet e publikuara në disa platforma online, sipas të cilave Shqipëria dyshohet se është përfshirë në sulmin me dronë detarë ndaj një luftanijeje ruse pranë brigjeve të Libisë.

Në reagimin e saj, Ministria sqaron se platforma Clash Report, e ndjekur nga Visioner, ka shpërndarë pretendimin se dronët e përdorur në sulm janë nisur nga territori shqiptar, duke përshkuar më pas një distancë prej mbi 800 kilometrash në Detin Mesdhe.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, këto pretendime nuk shoqërohen me prova të verifikueshme që të vërtetojnë vendnisjen e dronëve apo identitetin e personave që i kanë operuar. Për këtë arsye, paraqitja e tyre si fakte të konfirmuara konsiderohet një përhapje e informacionit çorientues

spot_img

Latest articles

Related articles