Shqipëria përfaqësohet në Shkëmbimin Parlamentar për Sigurinë Kibernetike në Washington, D.C, me praninë e shefit të sigurisë kibernetike të House Democraci partership, Densmore Barkley.
Në aktivitetin e rëndësishëm ndërkombëtar të organizuar nga House Democracy Partnership, në Washington, D.C., në kuadër të Shkëmbimit Parlamentar për Sigurinë Kibernetike, Shqipëria u përfaqësua nga Drilona Doçi, pedagoge ne Universitetin Luarasi dhe inxhiniere IT në Kuvendin e Shqipërisë.
Gjatë këtij aktiviteti, ajo solli në fokus rëndësinë strategjike të sigurisë kibernetike dhe domosdoshmërinë e forcimit të kapaciteteve teknologjike dhe njerëzore për mbrojtjen e institucioneve parlamentare.
Siguria kibernetike është një element thelbësor për garantimin e funksionimit të pandërprerë të institucioneve, mbrojtjen e informacionit dhe ruajtjen e besueshmërisë së sistemeve digjitale. Në një realitet ku kërcënimet kibernetike po bëhen gjithnjë e më komplekse, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe shkëmbimi i praktikave më të mira janë domosdoshmëri.




