Krijohet Lëvizja Studentore Kombëtare, mbi 2 mijë studentë mblidhen sot te Politekniku

spot_img
Advertisements

Lëvizja Studentore Kombëtare (LSK) zhvillon këtë të shtunë mbledhjen e parë të delegatëve të përkohshëm, në kuadër të organizimit dhe konsolidimit të strukturave të saj në universitetet e Shqipërisë.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga organizatorët, deri më tani mbi 2 mijë studentë nga 34 universitete janë anëtarësuar në këtë lëvizje, ndërsa më shumë se 500 studentë kanë marrë pjesë në takimet e zhvilluara në fakultete të ndryshme të vendit.

Deri në këtë fazë, 10 fakultete kanë përzgjedhur delegatët e tyre të përkohshëm, të cilët do të marrin pjesë në mbledhjen e parë të organizimit kombëtar.

LSK e përshkruan veten si një organizim të pavarur, demokratik dhe jopartiak, të krijuar nga vetë studentët dhe të ndërtuar në mënyrë graduale, fakultet pas fakulteti.

Në kuadër të këtij takimi, delegatët e përkohshëm, së bashku me studentë të tjerë, do të mbajnë një deklaratë për mediat në orën 12:15, në oborrin e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Gjatë deklaratës pritet të bëhet publik qëndrimi i përfaqësuesve të lëvizjes lidhur me organizimin e saj dhe hapat e mëtejshëm të aktivitetit në universitetet e vendit.

spot_img

Latest articles

Related articles