Nesti Angoni çon dhe Elisa Spiropalin në SPAK

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim penal mbi kallëzime të mbërritura pranë këtij organi ndaj deputetes së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali. Mësohet se referimi është bërë për një sërë veprash penale që lidhen me deklarimin e rremë, mosdeklarimin dhe fshehjen e pasurisë, pastrimin e produkteve të veprës penale, shpërdorimin e detyrës dhe korrupsionin. Burime konfirmuan se procedimi penal është regjistruar pa emër por me veprat penale.

Sipas burimeve, regjistrimi i procedimit penal është kryer së fundmi nga SPAK, rreth fundit të tetorit ndërsa tashmë kanë nisur edhe veprimet hetimore për verifikimin e pretendimeve të ngritura në kallëzim.

Nga të dhënat e pretenduara mbështeten në një sërë dokumentesh, ku përfshihen deklarimet e pasurisë, dokumentacioni tregtar, të dhënat mbi shoqëritë tregtare dhe ndryshimet e pronësisë, transaksionet financiare, të ardhurat, si dhe pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme.

Veç Spiropalit subjekt pritet të jenë edhe të paktën 5 persona të tjerë mes të cilëve, bashkëshorti i saj, Salarjon Totaj.

spot_img

Latest articles

Related articles