Zgjedhjet në Tiranë kanë rëndësi përtej qeverisjes lokale. Ato janë një provë e rëndësishme për të ardhmen, besueshmërinë dhe vazhdimësinë politike të opozitës shqiptare.
Kandidati i opozitës mendojmë se duhet të jetë rezultat i një procesi të përbashkët, demokratik dhe transparent.
Për këtë propozojmë një mekanizëm konkret që mund të mundësojë mbështetjen e një kandidatur të vetme për Bashkinë Tiranës!
- Paraprakisht, duhet dakordësim politik mes të gjithë faktorëve opozitarë, partive politike dhe përfaqësuesve të lëvizjes së protestës për një kandidat të vetëm.
- Propozim kandidaturash nga secili faktor opozitar.
- Krijim i një Komisioni të Përbashkët Opozitar, që do të administrojë procesin.
- Miratim me konsensus i kritereve dhe kandidaturave, duke vlerësuar integritetin, profesionalizmin, përvojën dhe aftësinë bashkuese të kandidatëve.
- Organizim i primareve të përbashkëta, jashtë strukturave dhe kontrollit të çdo partie politike.
- Votim transparent dhe i monitoruar, me identifikimin e votuesve përmes kartës së identitetit dhe regjistrimin e pjesëmarrjes.
- Angazhim paraprak i të gjithë faktorëve për të mbështetur kandidatin fitues dhe për të bashkuar forcat në funksion të fitores.
Për bashkitë e tjera, kjo formulë mendojmë se duhet dhe mund të përdoret për bashkitë qendër qarku dhe sidomos për bashkitë ku ka qendër universitare si, Elbasan, Shkodër, Durrës, Korçë, Vlorë, Gjirokastër!



