Prokuroria dërgon në gjyq drejtuesin teknik dhe kompaninë e naftës

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për ndotjen e lumit Gjanica nga ujërat e ndotura të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Fier, duke dërguar në gjyq kompaninë private ‘Al Global Oil’ dhe drejtuesin teknik të saj, Robert Shehaj. Ndaj tij rëndon vepra penale ‘Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës’.

Sipas hetimeve për procedimin penal të regjistruar në vitin 2023, ujërat teknologjike të uzinës, të vendosur në zonën e Drizës, në Qendër-Fier, grumbulloheshin në bllokun e pastrimit, ku duhej t’i nënshtroheshin trajtimit përpara shkarkimit në pikën e autorizuar.

spot_img

Latest articles

Related articles