I gris përparsen me thikë dentistes, kapet autori

spot_img
Advertisements

Një ngjarje e rëndë është rregjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen 4 të qytetit të Korçës, ku një 44 vjeçar ka hyrë dhunshëm në një klinikë dentare duke mbajtur në dorë një mjet prerës, me qëllim vjedhjen e klinikës.

Mësohet se ky i fundit, ka sulmuar stomatologen duke i grisur përparësen dhe e ka kërcënuar duke i drejtuar thikën.

Ai ka mundur të marrë vetëm laptopin duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Forcat e komisariatit të policisë Korçë kanë bërë të mundur identifikimin e 44 vjeçarit dhe më pas është bërë arrestimi i tij për veprën penale “vjedhje me dhunë”.

spot_img

Latest articles

Related articles