Xi Jinping thyen protokollin dhe e mirëpret Trumpin në aeroport me një përqafim

spot_img
Advertisements

Një përqafim në tapetin e kuq, nën shkallët e Air Force One. Në politikën ndërkombëtare, gjestet studiohen me kujdes. Dhe Xi Jinping sot ndërmori një hap të paprecedentë për standardeve të tij. Ai përshëndeti një mysafir në aeroportin e Shenzhen-it, duke thyer zakonin “perandorak” sipas të cilit presidenti i Republikës Popullore të Kinës i pret personalitetet e të gjitha rangjeve vetëm në pallatin e tij. Por Donald Trump me sa duket e ka bindur Xi-në e ftohtë të ndryshojë strategji.

Nuk ishte thjesht një kthim i mirëseardhjes që presidenti amerikan i kishte bërë shtatorin e kaluar, kur shkoi në aeroport për ta pritur, duke thyer edhe ai ceremoninë e mirëseardhjes që zhvillohet vetëm në hyrjen Shtëpisë së Bardhë. Përvec shtrëngimit të duarve, Xi shtoi edhe një përqafim para kamerave: ka të ngjarë që, pasi ka studiuar kundërshtarin e tij, ai të jetë bindur se Trump ka një prirje për njohjen personale të rëndësisë së tij.

Në maj, gjatë samitit të tyre të parë në Pekin, Xi e çoi Trumpin për një shëtitje në Kopshtin e bukur Zhongnanhai, qytezën e ndaluar të pushtetit komunist. Presidenti amerikan e pyeti nëse ishte i pari që merrte atë nder, presidenti kinez u përgjigj se jo; Vladimir Putin kishte qenë i pari.

Këtë herë në Shenzhen, Putinit iu desh të kënaqej me formatin standard të protokollit: ai u prit në aeroport nga Cai Qi, një anëtar i Byrosë Politike Kineze dhe krahu i djathtë i udhëheqësit suprem. Studiuesit politikë thonë se kjo mund të ketë qenë gjithashtu një sinjal i koduar i shqetësimit të Xi-së për samitin trepalësh, i cili duket se ka qenë ideja e Kremlinit për të rifituar vendin e tij në skenën botërore.

Gjatë pasdites, në tapetin e kuq të darkës gala, Putin dhe Trump shtrënguan duart, nën vështrimin pajtues të mikpritësit kinez. Imazhi u shpërnda menjëherë në Telegram nga shtypi rus i pranishëm.

Përqafimet janë jashtëzakonisht të rralla në gjuhën e trupit të Xi-së. Edhe këtu hyn në lojë “miku rus i zemrës”. Në shkurt të vitit 2024, pas samitit të Pekinit ku u shpall “bashkëpunimi pakufi” midis Kinës dhe Rusisë, Putin mori një përqafim të dyfishtë të dashur në Zhongnanhai. Ishte mbrëmje dhe skena u filmua nga televizioni kinez. Shkencëtarët politikë e vlerësuan kështu interpretimin e ngjarjes: Xi vendosi duart e tij të mëdha mbi supet e Putinit, por a donte ta portretizonte veten si një “vëlla i madh”, aksioneri kryesor i kompanisë anti-perëndimore, apo donte të tregonte se kolegu i tij rus është një pikë mbështetësë i vlefshëm për të? Ky dyshim, megjithatë, zbulon se sa pak dimë për ndjenjën e vërtetë strategjike të Kinës.

Tani, përqafimi që i dha Donald Trump sinjalizon se ai e ka sjellë Kinën në të njëjtin nivel pushteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

spot_img

Latest articles

Related articles