Parlamenti shqyrton sot në parim projektbuxhetin për vitin 2027 dhe paketa fiskale. Një ditë para mbledhjes, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita do të votojë kundër projektbuxhetit të vitit 2027. Në rendin e ditës janë përfshirë edhe disa projektligje që lidhen me paketën fiskale. Konkretisht, deputetët do të shqyrtojnë ndryshimet dhe shtesat në ligjet për tatimin mbi të ardhurat, tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), procedurat tatimore, taksat kombëtare dhe akcizat. Kuvendi do të shqyrtojë edhe ndryshimet dhe shtesat në ligjin për strehimin social, si dhe një projektvendim për ndryshimin e vendimit të Kuvendit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale.



