Lita: Oferta e protestës nuk duhet të jetë burgu, janë teza jakobine! Të ofrojnë të ardhmen

spot_img
Advertisements

Politikani Enkelejd Alibeaj debatoi me gazetarin Lavdrim Lita në lidhje me thirrjet e protestuesve: “Rama në burg! Berisha në burg”.

Gjatë përplasjes në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Lita kundërshtoi atë që e cilësoi si teza jakobine, duke argumentuar se qytetarët kanë shqetësime të tjera, që lidhen me mirëqenien dhe jetesën e tyre, ndërsa çështjet penale duhet të trajtohen nga prokuroria dhe gjykatat.

Nga ana tjetër, Alibeaj iu përgjigj se thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” janë artikuluar nga vetë protestuesit dhe se kjo nuk përbën një tezë jakobine.

DEBATI

Lita: Këta njerëz kanë qeverisur këtë vend për 36 vjet, ti kërkon burgun, etj., etj. Kemi prokurori, kemi gjykata…

Alibeaj: Ti nuk ma tregon dot mua, sepse e kam edhe mbi kurriz unë atë punë, siç edhe ti e ke.

Lita: Ore Enkelejd, tani nuk do flasim ne për tezat jakobine nëpër studio! Nuk i përqafojmë këto teza.

Alibeaj: A është jakobine, a s’është jakobine, këtë e ka thënë një shesh i tërë.

Lita: Mos na bëj kështu teorish se çfarë do populli. Populli kërkon edhe gjëra të gabuara. Në gjyqin e Ponc Pilatit, mes Krishtit dhe hajdutit Baraba, populli zgjodhi hajdutin!

Alibeaj: Gjërat e gabuara e kanë çuar këtë popull këtu ku është. Vlera e vërtetë e atij populli që ka dalë është që mos hajë përsëri një gjë të gabuar.

Lita: Populli do bukë për vete. Do mirëqenie për vete. Do një të ardhme më të mirë. Ka 700 halle, s’ka halle se kush do futet në burg.

Alibeaj: Rama në burg! Berisha në burg! E kanë thënë atë. Për mua s’është tezë jakobine.

Lita: Të kërkosh burgun nga sheshi?! Nuk është politikë.

spot_img

Latest articles

Related articles