“PS e PD bëjnë hile”, Lita: Të implementohet ligji zgjedhor i Kosovës, të vinë 1 mijë qytetarë të bëjnë zgjedhjet

spot_img
Advertisements

Gazetari Lavdrim Lita ka kritikuar ashpër komisionet parlamentare për reformën zgjedhore, duke i cilësuar ato si një mekanizëm që, sipas tij, synon të dëmtojë partitë e vogla dhe të favorizojë dy forcat kryesore politike, PS-në dhe PD-në.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Lita u shpreh se Kodi Zgjedhor hartohet në funksion të interesave të dy partive të mëdha, ndërsa propozoi që Shqipëria të marrë si model ligjin zgjedhor të Kosovës.

Ai shkoi edhe më tej, duke sugjeruar që procesi zgjedhor në Shqipëri të menaxhohet nga qytetarë të Kosovës.

“Kur pashë atë komisionin aty, që do bëjë reformën zgjedhore, është një neveri e jashtëzakonshme. Një neveri e madhe. Shikon aty nipin e Enverit, çunin e sigurimsit, maskarenjtë, që do bëjnë reformën zgjedhore të këtij vendi. Kodin Zgjedhor e bëjnë Berisha me Ramën.

Për mua ndryshimi radikal në këtë vend, është që të merret ligji zgjedhor i Kosovës, të votohet në Parlament, dhe ditën e zgjedhjeve të marrim 1 mijë veta, qytetarë të Republikës së Kosovës, të menaxhojnë sistemin zgjedhor dhe të votimit në Shqipëri. Të gjitha të tjerat janë marifete, PS-PD janë parti hilesh.

Kodi Zgjedhor është hile që i duhet ta zbatojnë të tjerët dhe jo partitë politike. Kodi Zgjedhor është skemë hilesh. Bëj hile njëri-tjetrit, bëj hile partive të vogla. Komisionet janë për të shkatërruar partitë e vogla, sepse u vjedhin votat. Bashkohen PS-PD, kur kuptojnë që njëra palë ka fituar, kanë thënë ti merr fitimin, unë po shkatërroj këto partitë e vogla, që mos më çajnë kokën në opozitë”, u shpreh Lita.

spot_img

Latest articles

Related articles