Prokuroria e Posaçme ka dërguar në gjyq dosjen e Belinda Ballukut.
Për dosjen e ish-zv/ kryeministres janë angazhuar dy prokurorë dhe dhjetë oficerë të Policisë Gjyqësore që kanë kopsitur çështjen. Lajmin e njoftoi drejtuesi i SPAK-ut, Klodian Braho.
“Do të dërgojmë sot në gjykatë dosjen e Belinda Ballukut bashkë me të pandehurit e tjerë” tha ai për mediat.
Deputetja socialiste akuzohet për disa vepra penale nga korrupsioni, pastrimi i parave dhe ndikimi i paligjshëm për tenderat e rrugëve.
Balluku është e pandehur se bashku me 25 persona fizik dhe dy persona juridik.



