“Jam më i madh se partia, pa mua jeni një m*t!” – gazetari zbulon prapaskenat e Gjirit të Lalzit

spot_img
Advertisements

KA VDEKUT DEBATI

Një politikë pa debate asfiksohet.

Si u bë mbledhja e socialistëve. Jashtë Tiranës? Në Gjirin e Lalësit.
Pse? Frikë nga protestuesit?! Pa kamera.
Pse ? Del sekreti?!
Ja dhe salla. Socialistët në pushtet ulur në karrike.
Hapet dera. Futet Rama. Të gjithë në këmbë. Përplasin duart.
Ulen. Rama flet. Ata dëgjojnë. Rama i sfidon:
-Protestuesit nuk e kanë me mua. E kanë me ju?!
“Ju keni vetëm logon, votat i kam unë. Jam më i madh se partia, pa mua jeni një m*t!”

Socialistët në pushtet – Gëk- Mëk?!
Vendi ideal për debate është parlamenti.
Por mes deputetëve ka sherre. Ofendime grushte. Domate. Vezë.
Pastaj del në skenë Komisioni i Etikës.
Deputët e opozitës përjashtohen.

Sot në parlament nuk ka debat për ligjet.
Miratohen me karton jeshil. Nuk ka debat kur zgjidhen anëtarëve të Gjykatës Kushtetuse.
Bile, Meta tregoi në sallën e Gjyqit:

-Kur isha president , pesë ambasadorë nën regjinë e Juri Kim, më bënë presion për zgjedhjen e një anëtareje të Gjykatës Kushtetuse.

Ka shteruar debati për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
Është harruar debati për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Rama “nxori nga mënga” dhe emëroi një fëmër drejtoreshë të SHISH.
Ministrat i emërin dhe çemëron Rama pa debat mes socialistëve.

Kjo tablo ka qënë në gjithë vitet e demokracisë?

Jo dhe jo!

Ka pasur debate të zjarrta me kandidatë për deputetë?
Ka pasur fjalime me kulturë. Me dinjitet. Me mënçuri në parlament.
Kujtoni fjalimet e Dritëro Agollit, Godos, Nanos, Berishës, Ben Blushit, Spartak Ngjelës, Olldashit, Pjetër Arbërorit, Ylli Bufit, Bashkim Finos, Maqo Lakrorit, Ilir Metës.
Por ka pasur edhe debate televizive që zbutën gjakrat, që falën mëkatet, që sollëm paqen në elektorat.

Histori ka bërë debati televiziv Nano -Berisha.

Armiq të lindur. Hakmarës. Berisha e futi në burgun e Bënçës Nanon. Në vitin 1977 Nano e detyroi Berishën të të dorëzohet pa kushte:
Dha dorëheqje si President.

Askush nuk mendonte që ata të takoheshin. Të uleshin ballë-ball. Të bënin debat. Sarkazëm.
Por ndodhi.

Debati mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës u zhvillua më 31 janar 2002, në emisionin «Opinion» të TV Klanit.
Moderator gazetari Blendi Fevziu.
Debati zgjati rreth dy orë.
Në fund, Nano dhe Berisha shtrënguan duart.

nga Mitro Çela

spot_img

Latest articles

Related articles