“Forum26” themelon çmimin letrar “Fjala”

spot_img
Advertisements

Forumi i Shkrimtarëve Shqiptarë – Forum 26 njofton themelimin e Çmimit Letrar “Fjala”, një vlerësim i përvitshëm që synon të nderojë përkthyesit më të shquar të letërsisë shqipe në gjuhët e botës, për kontributin e tyre në njohjen, përhapjen dhe promovimin e saj ndërkombëtar.

Çmimi themelohet si shprehje mirënjohjeje për përkthyesit që, përmes punës dhe përkushtimit të tyre, kanë sjellë veprat e shkrimtarëve shqiptarë te lexuesit e kulturave të tjera, duke kontribuar në afirmimin e vlerave të letërsisë shqipe dhe në ndërtimin e urave të komunikimit ndërmjet gjuhëve e kulturave.

Çmimi Letrar “Fjala” do të jepet çdo vit për të vlerësuar kontributin e shquar në përkthimin e letërsisë shqipe në gjuhët e botës, duke nderuar rolin e pazëvendësueshëm të përkthyesve në ndërkombëtarizimin e saj.

Çmimi Letrar “Fjala 2026”, për përkthyesin më të mirë të letërsisë shqipe në botë, do të jepet për herë të parë më 28 nëntor 2026, gjatë Takimit të Parë Mbarëkombëtar të Forum 26, “Shqipja – Atdheu ynë i përbashkët”, që do të zhvillohet në Hotel “Palata Venezia”, në Kalanë e Ulqinit, me mbështetjen e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi.

Me themelimin e këtij çmimi, Forum 26 synon të krijojë një traditë të re vlerësimi dhe mirënjohjeje për përkthyesit që i kanë shërbyer dhe vazhdojnë t’i shërbejnë letërsisë shqipe, me synimin që “Fjala” të fitojë, vit pas viti, një prestigj gjithnjë e më të madh në hapësirën letrare ndërkombëtare.

spot_img

Latest articles

Related articles