“Rama në burg”- Kryeministri: S’e kanë me mua, por me PS-në! Paguani gjobat

spot_img
Advertisements

Nga asambleja e PS-së, kreu i qeverisë Edi Rama tha se gjobat për protestuesit e dhunshëm dhe që kanë bllokuar rrugët e bulevardin duhet të ekzekutohen deri në fund. Më tej, tha se protestuesit nuk kërkojnë largimin e tij, por të Partisë Socialiste, që sipas tij është pengesa e madhe.

“Iluzioni i largimit tim me dhunë, se ata nuk e kanë me mua, por e kanë me ju, PS-në, unë jam thjeshtë, pengesa më e madhe dhe manipulimi i madh që shoqëruan atë iluzion kanë krijuar një shtresë toksike që duhet ta purifikojmë me fjalët tona për të dëgjuar njerëzit në terren. Dhuna policore është një legjendë urbane e jashtëzakonshme.Në Dublin para dy ditësh u prita nga një dyzinë motrash dhe njerëzish, ishin në trotuarin tjetër, rruga ishte bosh, nuk kishte asnjë polic, ata rrinin atje dhe pashë një parullë ‘ne nuk paguajmë gjobë për lirinë e protestës’. Nuk paguante se rrinte në trotuar por të prekte rrugën, e merrte policia, merrte edhe gjobë.Erdhi edhe një vezë irlandeze drejt meje. Polici i tha shqipes atje, mos lëviz, ngriu ai, atje, e morën dhe ikën. As imagjinohet atje që të luash me kapelen e policit dhe pastaj t’i thuash policit dhe pastaj të ankohesh. Kështu gjobat duhen ekzekutuar deri në fund” tha ai.

spot_img

Latest articles

Related articles