Deputeti Fatmir Xhafaj ka kundërshtuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama për hedhjen në votë për përjashtimin nga Partia Socialiste të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.
Xhafaj ka kërkuar që ndaj tyre të mos merret masa ekstreme e përjashtimit nga partia. “Të jetë ditë e parë për të gjithë. Të marrin masa, por jo të përjashtohen”, është shprehur Xhafaj.



