16-vjeçari shqiptar Mateu Boçi është shpallur kampion në Kampionatin Europian të shahut për grup-moshat U8, U10, U12, U14, U16 dhe U18.
Kompeticioni u zhvillua në datat 4-12 nëntor në Kretë të Geqisë, dhe Boçi, që përfaqësonte Klubin Sportiv Tirana, arriti të dilte fitimtar. Në lidhje me suksesin e tij ka reaguar edhe kryeminsitri Edi Rama, i cili e cilëson këtë si një lajm të bukur për shahun shqiptar.
“Një lajm i bukur për shahun shqiptar. Në datat 4–12 nëntor, në Kretë të Greqisë, u zhvillua Kampionati Europian i Shahut për grup-moshat U8, U10, U12, U14, U16 dhe U18. Mateu Boçi, përfaqësues i Klubit Sportiv Tirana, u shpall Kampion Europe.”- shkruan Rama.
Boçi ka fituar më parë edhe tituj kombëtarë në shah, ndërsa tashmë i shton arritjeve të tij edhe titullin europian për grupmoshën



