SPAK kërkon 1 vit burg për kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, i cili akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje.

SPAK ka kërkuar që Shkreli të shpallet fajtor për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje dhe të dënohet me 1 vit burg.

Gjithashtu, prokuroria ka kërkuar që kryebashkiakut t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Shkreli akuzohet se gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 ka premtuar dhe ofruar të mira materiale për banorët e fshatit Stajkë, në këmbim të votave për Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit.

spot_img

Latest articles

Related articles