Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës, ka kaluar me sukses operacionin e dytë.Lajmin e ka bërë vetë publik nga krevati i spitalit, duke thënë se beteja ende vazhdon.Javën e ardhshme e pret një ndërhyrje tjetër, ndoshta më e rëndësishmja sepse lidhet drejtpërdrejt me shikimin e tij.Ai shpreson të rikthejë dritën e syrit dhe thotë se nuk do të dorëzohet, ndërsa falënderon të gjithë ata që luten e besojnë me të.



