Asfiksohen nga gazi dy punonjës në furrën e bukës

spot_img
Advertisements

Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, në një furrë buke në fshatin Qënas në Fier, dyshohet se ka pasur rrjedhje nga rubineti i bombolës së gazit.

Si pasojë, janë asfiksuar nga gazi dy persona; A. K., 62 vjeç dhe I. H., 55 vjeç, të dy punonjës në këtë furrë buke, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

spot_img

Latest articles

Related articles