Deputetja socialiste Sara Mile është paraqitur paraditen e kësaj të mërkure në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ende nuk dihet arsyeja e paraqitjes së deputetes së qarkut të Elbasanit në SPAK. Ajo është parë duke mbërritur me truprojë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.



