Kaos në Arabinë Saudite, goditet me raketa ndërtesa e gjigantit të naftës Aramco!

spot_img
Advertisements

Qendra administrative e gjigantit saudit të naftës Aramco është dëmtuar në kryeqytetin Riad, gjatë një sulmi me raketa që autoritetet saudite ua atribuojnë rebelëve Huthi. Ngjarja ka ndodhur në një kohë kur rajoni i Gjirit Persik po përballet me tensione të larta ushtarake dhe pasiguri për sigurinë e transportit ndërkombëtar të naftës.

Sipas një raportimi të ZeroHedge, të publikuar nga Tyler Durden, tri zhvillime të rëndësishme u regjistruan gjatë mëngjesit të së dielës: sulmi ndaj ndërtesës së Aramco-s në Riad, shpërthimet e raportuara në tri cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit dhe ndërhyrja e forcave amerikane ndaj një anijeje në Gjirin e Omanit. Ministria e Energjisë e Arabisë Saudite konfirmoi se një ndërtesë administrative e Aramco-s, në Qendrën Financiare Mbreti Abdullah, ishte bërë objektiv i një tentative sulmi.

Agjencia zyrtare saudite e lajmeve, duke cituar një burim nga Ministria e Energjisë, raportoi se copëzat e raketave të interceptuara shkaktuan dëme të lehta materiale në ndërtesë.

“Incidenti shkaktoi rënien e copëzave që dëmtuan lehtë ndërtesën, ndërsa nuk u raportuan persona të plagosur apo viktima”, thuhet në njoftimin e autoriteteve saudite.

Pamjet e shpërndara në rrjetin social X tregojnë xhama të thyer dhe dëmtime në disa kate të kullës. Megjithatë, autoritetet saudite nuk kanë raportuar pasoja në njerëz. Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore interceptuan dhe shkatërruan dy raketa lundruese mbi Riad dhe rajonin jugor të vendit.

spot_img

Latest articles

Related articles