Kryepeshkopi Joan jep mesazhe të forta për qënien njerëzore

spot_img
Advertisements


Po mbahet sot Liturgjia Hyjnore e të dielës, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë. Gjatë predikimit të tij, Kryepiskopi Joan ka dhënë mesazhe të forta për qënien njerëzore.

Ai u shpreh se, kur njeriu gjen brenda vetes krenarinë, ai shpërfytyrohet dhe e humb veten. Më tej ai përmendi kryengjëllin Mikael i cili me anë të vullnetit të lirë, dëboi satanain nga qielli.

Kryepiskopi Joan nënvizoi se, Zoti mund ta bënte vetë, por e la për të parë kush donte realisht Perëndinë dhe kush ishte i përulur.

Kryepiskopi Joan:

“Kur engjëjt u krijuan, u krijuan me vullnet të lirë, mund ta pranonin Zotin ose jo. Çdo krijim i Zotit është krijim i lirë, edhe tek engjëjt; një pjesë ra, si p.sh. Luciferi. Sipas traditës, 1/3 e engjëjve u rebelua, sepse donin të bëheshin si Zoti dhe mbi të. Kjo është e keqja e njeriut: kur njeriu gjen brenda vetes krenarinë, kjo e shpërfytyron atë.

Kjo nuk është vetja e vërtetë, kjo është pseudovetja. Nëse një njeri do të njohë veten, nuk do të gjejë asgjë për të qenë krenar, por po, do jetë i përulur. E njëjta gjë ndodhi edhe me engjëjt; Mikaeli, kryengjëlli, ishte i pari që thirri dhe tha: ‘Nuk ka tjetër si Zoti!’, dhe mobilizoi të gjithë, mundi satanain dhe e dëboi nga qielli. Zoti mund ta bënte vetë, por e la për të parë kush donte realisht Perëndinë dhe kush ishte i përulur. Dhe engjëjt, ngaqë u pastruan shpirtërisht, nuk mund të bien më; jo se u humbi liria, por e duan jashtëzakonisht Zotin.“, u shpreh kryepiskopi.

spot_img

Latest articles

Related articles