Izrael, Herzog ia beson formimin e qeverisë Eisenkotit

spot_img
Advertisements

Presidenti izraelit Isaac Herzog e njoftoi këtë mbrëmje Gadi Eisenkotin, kreun e partisë Yashar, për synimin e tij për t’i besuar atij detyrën e formimit të qeverisë së re. Presidenti Herzog e ka ftuar Eisenkotin në rezidencën presidenciale, ku nesër në orën 17:00 do t’i dorëzojë zyrtarisht mandatin për formimin e qeverisë.

Gadi Eisenkot, 66 vjeç, e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në ushtrinë izraelite. Ai u regjistrua në Brigadën Golani në vitin 1978 dhe, gjatë një karriere 40-vjeçare, u ngrit në detyrë deri në postin e shefit të shtabit të ushtrisë, të cilin e mbajti nga viti 2015 deri më 2019, gjatë kohës kur Netanyahu ishte kryeministër.

Ai ka hyrë në politikë në vitin 2022, së bashku me një tjetër ish-shef të shtabit të ushtrisë, Benny Gantz.

Eisenkot është fëmija i dytë në një familje me nëntë fëmijë dhe është baba i pesë fëmijëve. Djali i tij më i vogël, Gali, 25 vjeç, është vrarë duke luftuar në Gazë, dy muaj pas fillimit të luftës.

spot_img

Latest articles

Related articles