Protestuesit pasi janë larguar nga ambientet pranë Ministrisë së Arsimit, janë grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë godinës së Kryeministrisë.
Shumica e tyre po qëndrojnë të qetë në bulevard, ndërsa disa të rinj me fytyra të maskuara kanë nisur të shkulin pllakat e bulevardit duke qëlluar herë pas here në drejtim të efektivëve të policisë të pozicionuar në oborrin e Kryeministrisë.



