Ndërhyrje kirurgjikale, pacientit i hiqet tumori gjigant në hundë

spot_img
Advertisements

Një ndërhyrje kirurgjikale komplekse për trajtimin e një tumori gjigant lateral të hundës është realizuar me sukses në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në një postim në rrjetet sociale, QSUNT informon se rasti u paraqit fillimisht në Shërbimin e Otorinolaringologjisë, ku pas konsultës së parë dhe vlerësimit të plotë të gjendjes së pacientit, u përcaktua strategjia e trajtimit.

Sipas QSUNT-së, vetëm dy javë pas konsultës së parë, ekipi mjekësor realizoi ndërhyrjen kirurgjikale, duke bërë të mundur trajtimin e këtij rasti kompleks.

Në këtë ndërhyrje u angazhua ekipi i Shërbimit të ORL-së, nën drejtimin e shefes së shërbimit, prof. dr. Birkena Qirjazi, së bashku me mjekët specialistë dr. Tedi Minarolli, dr. Kristi Tata dhe dr. Arli Kokomani.

Në ekipin e ndërhyrjes morën pjesë gjithashtu mjekët anestezistë dr. Arbër Gjermeni, dr. Andi Gjini dhe dr. Bensar Shuteriqi, si dhe personeli infermieror i sallës, Sidorela Zorba, Teuta Duravaku, Stela Mina, Arjol Muça dhe kryeinfermierja Manjola Pjetri.

“Pas çdo ndërhyrjeje të suksesshme qëndrojnë dija, përvoja dhe forca e punës në ekip”, shkruhet në postim.

spot_img

Latest articles

Related articles