Gjenerata e podiumeve. Në çdo repart ushtarak që kam vizituar (…dhe jo pak) ka pasur një podium për udhëheqjen. Ishte psikoza e marksizmit në ushtri.
Një regjisor i njohur me kontribute në PS prej 3 dekadash që kundërshtoi prishjen e Teatrit Kombëtar më tha se KM e prishi teatrin dhe podiumet e tjera në Tiranë sepse do që të jetë vetëm ai në podium.
Domosdo ka edhe të tjerë që gjejnë foltore për poza podiumi. Japin pretenca në podiume partie.
Janë gjenerata e podiumit. Nuk ekzistojnë pa podium.
Në një sistem autokratik, podiumi shndërrohet gradualisht në një zëvendësues të realitetit. Udhëheqësi flet, audienca duartroket, ndërsa e vërteta përcillet heshturazi jashtë sallës!



