SPAK serb hetim kreut të sherbimit sekret të BIA-s

spot_img
Advertisements

Prokuroria Publike e Serbisë për Krimin e Organizuar njoftoi sot, më 5 nëntor, se ka regjistruar dy çështje pas kallëzimeve penale të paraqitura nga avokati Ivan Ninić, të cilat lidhen me dyshime për kryerjen e veprave penale kundër të drejtave zgjedhore.

Sipas njoftimit zyrtar, veprimet e prokurorisë janë ndërmarrë në zbatim të udhëzimit të përgjithshëm të detyrueshëm të Prokurorisë së Lartë Publike, të datës 20 tetor 2026, që përcakton mënyrën e veprimit të prokurorëve gjatë procedurave paraprake hetimore dhe penale për veprat që cenojnë të drejtat zgjedhore.

Sipas mediave serbe, çështja e parë lidhet me drejtorin e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Vladimir Orlić, si dhe disa punonjës të tjerë të këtij institucioni.

Ata janë kallëzuar për dyshime mbi shpërdorim të detyrës zyrtare, shkelje të së drejtës së votës dhe detyrim me forcë.

Më 4 nëntor, Prokuroria për Krimin e Organizuar i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Brendshme, konkretisht Shërbimit për Luftën kundër Krimit të Organizuar (SBPOK), për të verifikuar pretendimet e kallëzimit penal, për të mbledhur informacionet e nevojshme dhe për të marrë në pyetje personat e kallëzuar.

Kallëzimi i dytë penal përfshin ministrin e Drejtësisë së Serbisë, Nenad Vujić, drejtorin e Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Mile Jandrić, këshilltaren speciale të ministrit të Drejtësisë, Milica Radonjić, si dhe më shumë se 60 persona të tjerë të identifikuar me emër.

spot_img

Latest articles

Related articles