Arbër Hajdari përgënjështron Veliajn: Merresh me thashetheme, e gjitha fantazi! Skam lidhje

spot_img
Advertisements

Humanisti Arbër Hajdari i ka quajtur thashetheme deklaratat e kryebashkiakut të Tiranës Veliaj, sipas të cilit kryeministri Rama e ka shantazhuar dhe i ka kërkuar t’ia delegojë bashkinë e Tiranës Hajdarit.

Ai shkruan se e gjitha është fantazi dhe nuk ka asnjë lidhje me këtë histori penale-politike.

“Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë! Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri! Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe, mes njerëzve në nevojë. E gjithë java e politikës po njësoj, mes llafeve të kota. Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës.” – shkruan Hajdari në Facebook.

Më herët, kryebashkiaku Veliaj akuzoi kryeministrin Rama për shantazh dhe në njërën nga pikat shkruante se i është kërkuar t’ia dorëzojë bashkinë e Tiranës Arbër Hajdarit.

spot_img

Latest articles

Related articles