Partia Demokratike ka reaguar lidhur me letrën e Erion Veliajt nga burgu i Fierit ku kryebashkiaku i Tiranës akuzoi se kryeministri Edi Rama i ka vendosur tre kushte, që i janë përcjellë nga Toni Gogu në takimin e tyre të premten.
Mes kushteve, janë dorëheqja nga bashkia Tiranë për t’ia deleguar Arbër Hajdarit si dhe të pranojë se ka ndërhyrë në protestat e flamingove.
PD thotë se e dënon “kërcënimin në qeli” të kryebashkiakut të Tiranës dhe “kërkon hetim urgjent për këtë akt kriminal të Edi Ramës, Toni Gogut.”
Sipas selisë blu, letra dëshmon se jeta e kryebashkiakut të Tiranës në burgun ku është transferuar “është në rrezik tejet të madh.”



